Mbyllet epoka Ronaldo-Messi, pasi lojtari më i mirë i vitit u shpall Luka Modric. Në ceremoninë e zhvilluar munguan Crisitano Ronaldo dhe Lionel Messi pas dominimit total në vitet e fundit. Në këtë ceremoni ndikoi dhe Kupa e Botës. Kroati e meritoi pasi ndikoi shumë në ecurinë e ekipit të tij kroat dhe ekipin e Real Madrid-it.
Didier Deshapms fitoi çmimin si trajneri më i mirë i vitit. Fitimi i Kupës së Botës ndikoi në këtë vendim. Francezi u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e këtij trofeu.
“Dua të falenderoj Zidane dhe Zlatkon, pasi e meritonin po aq sa unë. Dua të falenderoj dhe trajnerin e Federatës që besoi te unë”, – tha ndër të tjera ai.
Goli më i bukur i vitit u fitua nga sulmuesi i Liverpool-it, Muhamed Salah. Ai meritoi çmimin “Pushkash”, për golin më të shënuar në sezonin që lamë pas.
Ceremonia e “FIFA Best” po mbahet tani live. “Jam shumë i lumtur që fitova, po mendoj për një çmim tjetër tani”, – tha Sala