Sot në Londër u ndanë cmimet për më të mirët e vitit 2018 në futboll ku vëmendja shkoi tek kmroati Luka Modric, i cili fitoi cmimin “FIFA Best Player”, pra si lojtari më i mirë në botë për këtë vit. Ai mposhti konkurrencën e Mohamed Salah dhe Kristiano Ronaldos.
Pra, Luka Modriç ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë nga FIFA dhe për këtë çmim, kanë votuar kapitenët e skuadrave kombëtare dhe trajnerët e Kombëtareve. Kështu, në konkurrencën me Salah dhe Ronaldo, Luka Modriç ka qenë ai që ka marrë më shumë vota.
Kapiteni kuqezi, Etrit Berisha ka votuar Lionel Mesin me 5 pikë, Muhamed Salahun me 3 pikë dhe Luka Modriçin me vetëm 1 pikë. Kujtojmë që Mesi, nuk ishte në treshen finaliste, duke ia çuar dëm votën gardianit shqiptar. Trajneri Kristian Panuçi ka qenë më i saktë me parashikimin dhe votat e tij, duke qenë se me 5 pikë ka votuar Modriçin, me 3 pikë Ronaldon dhe 1 pikë, italiani ia ka dhënë sulmuesit të Çelsit, Eden Hazard.
Sic shihet, FIFA nuk zbulon vetëm se si janë ndarë votat, por zbulon dhe kush është kapiten i skuadrës kombëtare të Shqipërisë dhe këtë e vërteton më së miri vota e dhënë për më të mirin e vitit. Dhe kapiten i skuadrës përfaqësuese është Etrit Berisha. Kështu thotë FIFA. /Pamfleti Sport