Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja lidhur me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e bujshme ‘Shullazi’, duke deklaruar se këtë dosje e ka mbajtur në shina deri më tani ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke hedhur dyshime të forta se kreu i bandës së rrezikshme do të lirohet.
“Shullazin nuk mund ta mbash më në burg, sepse kaq e parashikon ligji. Seancat ndaj Shullazit janë shtyrë, me qëllimin që të largohej ambasadori Lu. Prela, Osmani, Hajdarmataj dhe një prokuror tjetër do të jenë nesër në dhënien e pretenës së Shullazit dhe do të kërkojnë dënimin e tij. Deri nesër çfarë nuk ndodh, por tani kjo është”, tha Hoxha.
Më pas, gazetari tha se prokurorët e lëvizur nga Arta Marku nuk kanë faj për trazirat e krijuara ditët e fundit, duke sqaruar se kryeprokurorja e Përkohshme nuk ka tagër të marrë masa ndaj tyre.
“Imeraj dhe Kuçi kanë drejtuar hetime e kësaj çështjeje, si dhe Hajdarmataj. Kuçi u largua para dy muajsh nga Shqipëria, Marku e miratoi largimin e tij. Imeraj u emërua prokurore e Prokurorisë së Tiranës. Pse duhen kërkuar prokurorë të tjerë, kur Imeraj e ka ndjekur nga fillimi? Hajdarmataj është parqaitur në gjyq.
Marku i kërkoi Prelës të zgjidhë çështjen. Hajdarmataj nuk e refuzoi çështjen. Prokurorët që kanë hetuar cështjen duan t’i bëjnë bisht, nuk duan t’i bëjnë pjesëtarë të dënimit. Zgjidhja që kërkon Marku ka një problem, ajo nuk ka tager ligjor të bëjë emërime të prokurorëve, të kërkojë hedhjen në short për të rimarë cështjen. Ndaj janë rebeluar prokurorët. Ata kanë të drejtë, pasi çështja i ka prokurorët. Prokurorët refuzuan shortin e Markut. Të dyja palët janë në shkelje. Zgjidhja e Markut nuk është normale, është mekanike. Nuk ja lejon statusi Markut të marrë masa ndaj prokurorëve”,shtoi gazetari.