osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kjo është legjenda e “Vorrit të Ashikut”

Kjo është legjenda e “Vorrit të Ashikut”

Legjenda e Ashikut është Dashuria legjendare e rajonit të Tiranës që ka arritur deri në ditët tona si tregim i cili mban titullin “Vorri i Ashikut”. Fillimisht kanë shkruar për legjendën e Romeos dhe Xhuljetës në versionin shqiptar në botimin Studime Shqiptare albanologu gjerman Johan Georg fon Han në vitin 1850 – 1860 në udhëtimin e tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, më pas qytetari tiranas nga bashkësia ortodokse Naum Voilla e botoi më 1885në greqisht legjendën me titullin ” Varri i Ashikëve ( Dashnorëve ) – Tregim i një historie tipike shqiptare” , pastaj Simon Shuteriqi e përshkruan si romancë me të njëjtin titul në vitin 1911, në janar 2008

Legjenda e Ashikut u përmblodh në katër motive burimore nga autori Riza Lahi në romanin “Vorri i Ashikut”. Po ashtu legjenda është dokumentuar gjithashtu në botimet mbi historikun e Tiranës nga historiani Kristo Frashëri. Në folkun muzikor të Shqipërisë së Mesme rizgjuesi i traditës lirike njihet këngëtari tiranas Kasem Hallulli në këngën me motive nga legjenda si “A ka Zot a ka Perëndi” dhe këngë të tjera dashurie të rajonit.

Legjenda

Fabula është ajo e dy të rinjve Bukuries bijës së Selman Agës dhe Faqebardhit nga fshati Bozanxhije i Ndroqit të Tiranës, të dashuruar që preferojnë më mirë të vdesin se të braktisin njëri-tjetrin. Ngjarja sipas historianit lokalizohet në një fshat të komunës së Pezës. Me pak fjalë historia është kjo:

“Një djalë i ri punonte si hyzmeqar tek një bojar, i cili kur dikton se ky i dashuronte vajzën e tij e fejon të bijën me një djalë tjetër. Kur hyzmeqari merr vesh se e dashura e tij po martohej i shfaq bojarit dashurinë për të bijën dhe i kërkon dorën e saj. Bojari refuzoi dhe e dëboi hyzmeqarin megjithëse ky e paralajmëroi se ata nuk ndaheshin nga njëri-tjetri edhe sikur të vdisnin. Kur erdhi dita e dasmës dhe krushqit morën nusen, gjatë rrugës u shfaq djali i dashuruar i cili u thotë krushqve: “O krushq të mirë. Nusja që keni në kalë është e dashura ime.

Ne i kemi dhënë besën njëri-tjetrit të mos ndahemi kurrë”. Nusja ngre duvakun dhe thotë “O burra trima. Unë nuk jam nusja juaj por e këtij çunit trim. Krushqit mbetën të habitur por nuk u tërhoqën, mbasi zakoni e donte që ta shpinin nusen me doemos në shtëpinë e dhëndrit ku kishte filluar dasma. Por kur krushqit u nisën, djaloshi qëlloi mbi nusen e cila ra e vdekur në tokë. Pastaj djaloshi tha: “Tani na martoni të dyve bashkë këtu dhe i qëlloi vetes”. Krushqiti varrosën të dy bashkë në të njëjtin varr. Dhe në të vërtetë historiani thotë se në një pikë anës rrugës së Kavajës, në afërsi të Ndroqit, ndodhet edhe sot një vorr i njohur me emrin Vorri i Ashikut (Varri i dashnorit) dhe pranë tij gjendet një rrap shumëshekullor.