osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drita Agolli, gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisurë

Drita Agolli, gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisurë

Fëmijëria

Drita Agolli (Strazimiri) lindi më 2 qershor të vitit 1927 në Maqellarë të Peshkopisë, është aktore, regjisore dhe pedagoge e njohur shqiptare.

Në vitin 1950 fillon punë në Teatrin Popullor si aktore. Roli i parë i Drita Agollit ka qënë Marieli tek “Zëri i Amerikës” nga Lavrenjev, në vitin 1951. Në 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, Rumani, për skenografi dhe kostume teatri. Në shtator të 1956 vijon studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Artit Dramatik të Moskës me emrin e Lunaçarskit (GITIS) për regji teatri. Pasi diplomohet në atdhe, në 1960 emërohet në Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, e emëruar tashmë regjisore në Teatrin Kombëtar, ve në skenë disa pjesë të suksesshme të dramaturgjisë botërore dhe kombëtare.

Rolet në skenë

Si aktore përmendim rolet e Marielit “Zëri i Amerikës”, Bianka “Otello”, Gertruda “Hamleti”, Klea “Dhelpra dhe rrushtë”, Ortensia “Zonja e bujtinës”, Drita “Mbi gërmadhat”, Anarda “Qeni i kopshtarit”, Elena Andrejevna “Qeni i kopshtarit”, Donna Luçia “Karnavalet e Korçës”, etj.

Regjisore

Si regjisore ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në disa skena të qyteteve të tjera të vendit: “Shtrëngata”, “Llampa e neonit”, “Tokë e zjarrtë”, Lumi i vdekur”, “Pabesia”, “Luiza Miler”, “Familja e peshkatarit, “Njerëzit e thellësive”, “Te ura”, “Djali plangprishës”, “Shënomëni dhe mua”, “Marianida Pineda”, “Njeriu, virtyti dhe kafsha”, etj.

Drita Agolli vlerësohet edhe për kontributin e vyer të saj si pedagoge në Katedrën e Artit Dramatik të Institutit të Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve të Bukura, duke përgatitur disa breza aktorësh, të cilët konsiderohen sot si thesar të artit dramatik dhe kinematografik shqiptar. Në vitin 1974 emërohet Shefe e Katedrës së Dramaturgjisë të atij Instituti.

Majat artistike

 

Regjisorja e re në atë kohë Drita Agolli, ngjit në skenë dramën kineze “Shtrëngata”, ku interpretojnë aktorët: Kadri Roshi, Drita Pelingu, Ndrek Luca, Marije Logoreci, Lazër Vlashi…

Drita Agolli kishte vetëm disa vite që ishte kthyer nga studimet për regji në institutin “Lunaçarski” në ish-Bashkimin Sovjetik për regji teatri, kur vendosi të ngjiste të skenën e Teatrit Kombëtar pjesën e dramaturgut kinez Cao Y “Shtrëngata”. Agolli ishte vetëm 36 vjeçe kur i dha jetë shfaqjes që tregonte Kinën e viteve ‘30. Ishte koha kur Shqipëria komuniste kishte filluar të hidhte sytë nga Kina, si aleatin kryesor, dhe situatë në kulturë e reflektonte këtë. “Kur lexon dramën kineze “Shtrëngata” apo sheh spektaklin e saj nuk e ke të vështirë ta kuptosh se ke të bësh me një vepër të fuqishme, me një dramë të denjë për çdo skenë të botës. Autori i saj, dramaturgu Cao Y, me talentin e tij të njohur, ka arritur të fiksojë në faqet e një drame ngjarje që zhvillohen brenda 24 orëve, por që zbulojnë para nesh me mjeshtërinë e vërtetë jetën e Kinës së viteve ‘30”, thuhet në shkrimet e asaj periudhe për këtë shfaqej. “Shtrëngata” është një dramë e thellë psikologjike-sociale, me karaktere të spikatura mirë, me situata të forta, me një tension dramatik të vazhdueshëm e gjithnjë e në ngritje.

“Kuptohet se regjisorja e re, Drita Agolli, veproi shumë mirë që zgjodhi pikërisht këtë vepër për ta vënë në skenë. Dobia këtu qe e dyfishtë, nga një anë, ajo provoi forcat e veta për herë të parë në një vepër të vështirë psikologjike dhe nga ana tjetër i shtoi repertorit të Teatrit Popullor një dramë të vlefshme. Puna serioze e regjisores duket dhe në shkurtimet që i ka bërë veprës. Një gjë e tillë sipas autorit “është në të mirën e spektatorëve të huaj”, shkruan Mihal Luharasi në një shkrim të vitit 1963. Sipas tij, regjia dhe piktori me mjetet e tyre shprehëse qysh në hapjen e perdes na japin atmosferën në të cilën zhvillohet drama. Ideja e tyre për ta paraqitur shtëpinë e pronarit të minierës Xhou Pu-Juanit, si një kryqëzim kanalesh, në thellësi të të cilëve shihet një copëz qielli është kuptimplotë dhe e gjetur. Shfaqja është konsideruar si suksesi i parë i regjisores Drita Agolli. Përkthimi i dramës nga gjuha kineze është bërë nga Nazmi Qamili, ndërsa redaktimi prej shkrimtarit Vedat Kokona.

Cmimet dhe Nderimet

Duke ia njohur talentin, përgatitjen profesionale artistike dhe pedagogjike, si dhe përkushtimin e palodhshëm të kësaj artisteje ndaj ngritjes dhe evidentimit të vlerave të artit dramatik shqiptar, aktorja, regjisorja dhe pedagogia Drita Agolli nderohet me titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1985. Ndërsa në vitin 2001, nderohet me titullin më të lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Drita Agolli ka botuar një sërë artikujsh kritikë në lëmin e artit skenik, si dhe një libër autobiografik “I paemri”, i pritur ngrohtë nga specialistët e fushës dhe publiku i gjerë.

Burimi: POL.AL/Marinela Lamçe