osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulzim Basha braktis të djathtën: Kthen PD-në në parti të majtë

Lulzim Basha braktis të djathtën: Kthen PD-në në parti të majtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ka prezantuar një platformë, kundër korrupsionit dhe oligarkisë, sipas tij për çlirimin e ekonomisë shqiptare, duke parashtruar edhe strategjitë përkatëse.

“Thelbi i propozimit tonë, është që përmes ligjit dhe institucioneve, shtetit të së drejtës, të garantojmë që gjithçka që i është marrë me të padrejtë qytetarëve shqiptarë, buxhetit të shtetit, pasuritë publike, t’u merren atyre që i kanë përfituar me të padrejtë dhe t’u kthehen njerëzve”-tha sot Basha.

Në fakt propozimi duket një fasadë, një platformë e bërë shpejt e shpejt, vetëm sepseCNA.al pak kohë më parë publikoi dosjen e plotë dhe lidhjet e familjarëve të tij me oligarkët, të cilët kanë bërë të paktën 2 miliardë lekë xhiro tek kunati i tij.

Një platformë, siç e tha edhe ai vetë e hartuar me shpejtësi, gjasmë kundër oligarkëve, por në fakt përmendi disa koncesione, që në fakt më pas i merr në telefon dhe ju thotë se kjo është politikë dhe se gjithçka është në funksion të ligjit antimafia.

Por në fakt në Shqipëri oligarkët nuk ekzistojnë janë thjeshtë biznese të mëdha dhe motorë të zhvillimit ekonomik, por që gjithmonë qëndrojnë afër qeverive. Ashtu siç kanë qëndruar edhe me Sali Berishën me koncesionet e djeshme, ashtu qëndrojnë edhe sot me Edi Ramën.

Dhe më afër se të gjithë, edhe se Rama dhe Berisha, me këta që ai i quan oligarkë, por që në fakt janë biznesmenë të mëdhenj me disa mijëra të punësuar, qëndron Lulzim Basha.

Por, problematika e asaj çfarë ka ndodhur sot është kthimi që Lulzim Basha i ka bërë PD-së, nga një parti me një strukturë të fortë të djathtë, në një parti të majtë, apo duke u afruar më shumë me qendrën.

PD-ja sa vjen dhe më shumë po largohet nga thelbi i saj, që është biznesi i madh, zhvillimi i ekonomisë, gjenerimi i vendeve të reja të punës, përmes biznesit.

Por, ajo që bëri sot Lulzim Basha nuk është gjë tjetër vecse show i radhës, me një platformë të punuar mirë ndoshta nga ekspertë, por problematike në thelb.

Nuk mundet që PD-ja, forca e djathtë që në thelb duhet të ketë biznesin e madh dhe zhvillimin e këtij biznesi si motor dhe gjenerator i ekonomisë, të dalë dhe të sulmojë këtë biznes, ta kërcënojë, t’i tregojë ligjin antimafia dhe të kthehet tek historia e vitit 1946, tek ish-dikatura komuniste, ku i merrej pasuria të pasurve, me gjasme për t’ua kthyer të varfërve. Kjo ka ndodhur sot me ato çfarë ka thënë Lulzim Basha.

Ai tha ekskluzivisht se do t’ju merren këtyre bizneseve dhe do t’ju kthehen qytetarëve. Njëlloj si Enver Hoxha që ju mori të pasurve, tregtarëve, i sekuestroi, i shtetëzoi dhe më pas ndodhi ajo histori që të gjithë e dimë. Çfarë ka ndodhur sot? Është lëvizja e PD-së nga një forcë e djathtë, te një forcë e majtë politike dhe këtë e ka bërë sot Lulzim Basha me një akt politik.

Ndërkohë që pritej një platformë për biznesin, që të fliste realisht për mirë administrimin e taksave dhe investimet, ndërkohë që pritej një platformë për uljen e vërtetë të taksave dhe si do realizohej ajo, lehtësimi i barrës së taksapaguesve, si do mbështetej dhe zhvillohej biznesi i madh, Lulzim Basha doli në një konferencë dhe tha me pak fjalë se PD-ja tashmë nuk do të jetë më forcë e djathtë. PD nuk do të jetë forca që mbështet biznesin, nuk do jetë forca që në ’92 ktheu biznesin dhe për herë të parë i dha frymë në qeverisjen e saj të dytë, por do të jetë forca politike e majtë që do t’ua marrë pasurinë të pasurve dhe t’ua japë të varfërve.

Kjo është thelbi i asaj çfarë tha sot Lulzim Basha, që nuk ndryshon aspak nga ajo çfarë ka thënë Edi Rama në vitin 2013 kur erdhi në pushtet./CNA.al