Gazetarja dhe folësja e Top Channel, Beti Njuma ka pranuar ofertën për pozicionin e drejtores së informacionit në Ora News. Ky pozicion deri në muajin Gusht, mbahej nga Ilva Tare.
Njuma prej 14 vjetesh ka qenë një nga figurat kryesore të edicionit të lajmeve në Top Channel, si edhe një gazetare mjaft e njohur kryesisht për rubrikën e përjavshme të Librit dhe dokumentarët në ciklin “Ekskluziv”.
Prej shtatë vitesh, posti i drejtorës së informacionit në OraNews mbahej nga gazetarja e njour Ilva Tare, që tashmë ka marrë një tjetetër pozicion të përgjithshëm, si drejtoreshë e përgjithshme e televizionit që EuroNews dhe NBC do te sjellin në Ballkan.