I ftuar ne emisionin “Kapital” ne Vizion Plus, gazetari Artan Hoxha, nder te tjera, rrefeu se nje nder 4 personat e zhdukur sefundi ne qytetin e Vlores, eshte nje skafist qe ka udhetuar 7 here duke transportuar qindra kg kanabis, drejt Italise.
“Ka shkuar te marre pagesen prej 200 mije eurosh per punen, qe ka bere dhe aty eshte zhdukur. Quhet Mario Metushaj. Nuk dihet se ku ka perfunduar.”
Hoxha shpreh shqetesim se perse opozita denoncon ne menyre te njeanshme bandat, qe sipas tij, mbeshtesin qeverine dhe nuk denoncon bandat rivale, qe jane politikisht prane saj.
“Pse nuk e permend opozita banden e Kirasit, rivalen e bandes se Dobracit ne Shkoder? Ate te Kirasit e drejton nje keshilltar i opozites, ne keshillin bashkiak te qytetit. Eshte kryetar i nje partie politike ai, qe domonin Kirasin, eshte aleat i opozites.”
E njejta gje edhe ne Elbasan, “opozita denoncon Çelajt, po pse nuk denoncon Çapjet, qe kane vrare 4 punonjes policie ne 15 vitet e fundit? Pse nuk i permendin? Mua me shqeteson perdorimi politik i situates kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyre, ai çan dhe penetron atje ku gjen hapesire.”
Per Shullazin
Ka qene ne aktivitet edhe para 2005. Ka qene edhe ne burg ne ato kohe. Kur ka ardhur PD ne pushtet eshte akuzuar, se hapur kercenoi dy deputete te PS, Vasilika Hysin dhe Besnik Baren, ne nje nje takim elektoral, me arme. Dikur mbeshteste kandidate e PD, me vone ka bere te kunderten. Krimi i organizuar nuk ka bindje politike.
Per Klement Balilin
Nuk me rezulton te jete ai Pablo Escobar i Ballkanit. Te tille jane ata qe merren me kokaine dhe jo me kanabis. Nuk jane te Balilit 613 kg kokaine te kapura. Nuk me rezulton te jete ai personi me i rrezikshem apo bosi me i madh i droges.
Guxim i çartur?
Si e merr guximin Artan Hoxha te denoncoje gjithnje me emra njerez dhe banda te rrezikshme? Eshte trim i çartur, apo ndihet i fuqishem prej informacionit qe zoteron?
“Kam zgjedhur ta bej kete profesion per te permiresuar jeten time dhe te familjes time. Nuk jam i mandatuar nga askush, por keshtu me pelqen. Sa per rreziqet, jam i ndergjegjshem. Une nuk dal kurre me te njejten makine nga banesa. E di mire se me ke kam te bej. Kjo eshte jeta qe kam zgjedhur te bej.”