“Mëshirojeni Artën!
Unë jam krenar për Prokuroren e Përgjithshme të vendit tim!
Sepse ajo është e zonja; profesionalisht e pakrahasueshme me të gjithë prokurorët e tjerë të marrë sëbashku, shumica e të cilëve ca barkaluqë të dhjamosur që gogësijnë e djerësijnë mbi dosjet e krimit, korrupsionit e paaftësisë së tyre.
Por është edhe elokuente e gjithë sharm sa të mahnit, aq sa do të ishte mirë që oratoria e saj të merret si model i perfeksionit në komunikimin publik!
Eshtë edhe elegante sa për t’ia patur zili, është edhe mishërim i intelektualizmit dhe sqimës që buron prej faktit se librin e ka po aq të domosdoshëm sa edhe ajrin, e nuk e ndan nga dora as në makinë kur udhëton prej zyrës në shtëpi e anasjelltas! Eshtë fiks siç duhet të jetë një zonjë e emëruar në një post të lartë të hierarkisë shtetërore!
Ndaj, të gjithë ju që shkruani kundër saj, lëreni Artën të qetë, lëreni t’a përdorin për atë që ajo ka pranuar të përdoret!
Mëshirojeni Artën, sepse ajo është shembëlltyra më kuptimplotë e qasjes së tufës që e ka votuar ndaj shtetit dhe zbatimit të ligjit!
“Injoranca e krenaria, shkojnë bashkë si shtati e hija”, ka thënë At Gjergj Fishta!”
Ka qenë ky statusi ironizues i deputetit të LSI-së Luan Rama për Kryeprokuroren e Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku ç’ka ka sjellë edhe reagimin e ashpër të qytetarëve. Një status cinik e poshtërues ndaj Prokurores së Përgjithshme.
“Si bashkëvendas i saj që e njoh mirë zonjën Marku dhe familjen e saj të kundërshtoj deri në neveri. Zaten nuk ka si të ndodhe ndryshe nga një dordolec Martaneshi pa rrënje për një zonjë familja e te cilës ka një histori që permendet edhe sot deri në skajet më të largeta të tokes shqiptare. Meqë je folklorist hape pak You Tube dhe kliko këngen e Ndoc Mark Dedes dhe do të turpërohesh nese ke pak turp. Ështe gjyshi i Artes.Ti ish gazetaruc i “Pravdes”bolshevike “Zëri i Popullit” ke në gjak luftën e klasave dhe nuk duron prokurorë nje ish- të perndjekur politike se të konvenon i “shkolluari”Aranit Çela” apo produkti i “kultivuar”intelektual(pa shkolle te mesme) i Ilir Metes,”fisniku”i Gramshit Adriatik Llalla!
Natyrisht që ti nuk e fyen e ironizon pa qëllim këte zonjë të nderuar. Së pari morri që ke në koke të gudulis qimet e llakosura .Se je ti ish ministri i Brendshem që ke dy dekada ëe jeton në shoqërine bandave kriminale të Par Ferres dhe vure badigardin tënd të masakrojë gazetarin Ilir Babaramo. Zaten për atë dhe u shkarkove. Ty te tremb prokurorja Marku se je i regjistruar per nje vit në 118 raste kur ke humbur në kazinote e llotosportet e Tiranës aq para sa mund te paguheshin për 8 muaj pensionet e Fush-Arresit ku ka jetuar znj.Marku. Nuk ja vlen te shkoj me tej me ty o manjak mesazhesh qesharake të kengetareve të Tiranes se ndyej rrjeshtat e mi.Ti je thjesht asgjëja ne gen e personalitet. Je nje rrogtar-skele e mullarit të korrupsionit Meta-Kryemadhi”, është reagimi i një qytetari.