Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme me një videoinformacion nga qarku i Elbasanit.
Nëpërmjet kësaj video-je jepet informacion mbi kantieret e Programit Kombëtar të quajtur “300 Qendra Shëndetësore”.
Vetëm brenda një viti në qarkun e Elbasanit janë rikonstruktuar 7 qendra shëndetësore. Bëhet fjalë për qendrën: 28 Nëntori, Çlirimi, Emin Matraxhiu, Haxhias, Tregan, Fushë-Studentë dhe Labinot Mal.
Ndërkohë kryeministri Rama na ka treguar se puna vazhdon dhe shumë qendra të tjera shëndetësore do të rikonstruktohen së shpejti, jo vetëm në këtë qark, por në të gjithë Shqipërinë.