Rei Manaj shënoi një gol dje në fitoren e Albacetes ndaj Majorkas, por në fund të ndeshjes tifozët kundërshtarë përfunduar duke e akuzuar si një “vrasës”.
Kjo për shkak se ai ndërhyri ndaj një kundërshtari, duke e detyruar të lërë fushën me ambulancë.
Pas ndeshjes ka folur edhe vetë lojtari i kombëtares Shqiptare, i cili pohoi se ka marrë kërcënime.
“Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu,” tha i riu.
Rei Manaj u transferua këtë sezon te Albacete, pas një sezoni te Granada, ku u aktivizua në 19 ndeshje dhe shënoi një gol.