Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Lezhë-Laç. Një automjet tip ‘Benz’ me targë AA817XC i preu rrugën motoçikletës, e për pasojë një person është plagosur rëndë.
Bëhet fjalë për Edmond Zenelin, drejtuesin e motoçikletës, i cili është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.