Nëntë të pandehueit e arrestuar të operacionit OAZ do të dalin sot para gjykatës për tu verifikuar masa e sigurisë që është marrë nga gjykata në mungesë të tyre.
Të arrestuarit e operacionit “Oaz” që u vunë në pranga tri dite me parë, pritet të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihen me masat e sigurisë.
Seanca është parashikuar të mbahet rreth orës 14.00 te mesditës ndërsa nuk parashikohët të këte ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës që ka vendosur për 11 persona arrest me burg.
Ndërkohë që mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë.