osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thaçi do të takohet me Trump në SHBA, Meta jashtë axhendës së qeverisë amerikane. “Falet” vetëm tek DEA e antidrogës?!

Thaçi do të takohet me Trump në SHBA, Meta jashtë axhendës së qeverisë amerikane. “Falet” vetëm tek DEA e antidrogës?!

SHBA do të jetë vendi që do të mbledhë pjesën më të madhe të liderëve botërorë në veprimtarinë e përvitshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më tepër se një mbledhje e zakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, vajtja në SHBA është dhe “vitrina” ku liderët botërore dhe aleatë të SHBA ekspozojnë mbështetjen që kanë nga qeveria amerikane.

Kjo mbështetje manifestohet më shumë se sa fjala në OKB, në takimet e nivelit të lartë që Presidentet e vendeve pjesëmarrëse realizojnë me krerët e fuqive të mëdha botërore, duke filluar nga Presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron etj.

“Projektorët” e mediave respektive por dhe botërore, pa përjashtuar qytetarët e përfaqësuar nga Presidentët e tyre në këtë evenimet, janë përqëndruar pikërisht në takimet që realizojnë krerët e tyre të shteteve.

Dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova në këtë konferencë të zakonshme të OKB në SHBA përfaqësohen respektivisht nga Presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi. Të dy krerët e shteteve kanë paralajmëruar takimet e tyre në SHBA, përmes publikimit zyrtar të axhendës së tyre.

Kështu, zyra e shtypit e Presidencës kosovare lajmëron në linja të përgjithshme se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur drejt SHBA, në një vizitë zyrtare në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Thaçi do të zhvillojë takime në Nju Jork me homologë nga shtete të ndryshme të botës, ndërsa do marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump e bashkëshortja e tij Melanie Trump, si dhe do të ketë një takim me vetë presidentin Trump.

Pjesë e diskutimeve në këto takime të rëndësishme do të jenë edhe negociatat me Serbinë, veçanërisht tema e nxehtë e ndryshimit të kufijve.

Pra e ka lajmëruar zyrtarisht takimin me presidentin amerikan Donald Trump, duke përcaktuar në mënyrë të përgjithshme dhe axhendën e bisedës me të për të ardhmen e Kosovës.

Ndërkohë që kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta, sipas njoftimit zyrtar nuk ka përcaktuar ndonjë takim me presidentin amerikan.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishëm e të përvitshme botërore do të diskutojnë rreth çështjeve dhe problemeve të ndryshme që kanë lidhje me paqen dhe sigurinë globale, të drejtat e njeriut dhe kontributit e përgjegjësive kolektive të OKB-së në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të drejta.

Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të, duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës zyrtare në Nju-Jork, Presidenti i Republikës do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të ndryshëm, me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane edhe me përfaqësues e anëtarë të shumtë të bashkësisë shqiptaro-amerikane që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin zyrtare të Presidencës shqiptare.

Në asnjë rresht nuk përmendet takimi me Presidentit Trump, të cilin duket se Ilir Meta mund ta gjejë vetëm në rrugë më të “mundimshme”, ato përmes lobimeve të forta në SHBA përmes parave të pista të rusëve. Me sa duket këtë radhë lobimi i fortë në SHBA nuk ka dhënë rezultat.

Ndërkohë që Ilir Meta, përpos takimeve me kongresmenë, senatorë apo ndonjë ndihmëssekretar të DASH, pritet të mjaftohet vetëm me takimin e përhershëm me DEA-n amerikane të antidrogës, takim të cilin sa herë shkon në SHBA e ka të sigurtë.

Pra Meta pikërisht te DEA do të “falet” dhe këtë radhë, ndërkohë që “laku” në Shqipëri po i shtrëngohet nga goditja e ashpër që organet ligjzbatuese po i japin krimit, korrupsionit dhe trafiqeve, me mbështetjen e fuqishme amerikane?!/Pamfleti