Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.
“Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim. Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikës politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët”, shkruan Gjonaj në “Twitter”.
Pronat, KiE rezolutë për Shqipërinë: Ligji i ri efektiv
Konkluzioni i rezolutës është se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv.
Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.