osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mesnata e tmerrshme: Një “Titanik” 101 viteve më parë u mbyt në Kepin e Rodonit

Mesnata e tmerrshme: Një “Titanik”  101 viteve më parë u mbyt në Kepin e Rodonit

Shumë pak nga ata që vizitojnë sot Kepin piktoresk të Rodonit, e dinë se atje, në det të hapur ka ndodhur një nga tragjeditë detare më të mëdha të historisë.

Mesnatën mes 18 dhe 19 marsit 1918 në ato ujëra është mbytur anija LINZ, me një numër të jashtëzakonshëm udhëtarësh në bord, një tragjedi njerëzore e përmasave të Titanikut – shkruan DITA

Zyrtarisht anija kishte në bord 995 persona, por ky ishte vetëm numri i udhëtarëve të regjistruar. Në bord kishte shumë të tjerë dhe arsyet do shpjegohen më poshtë.

“Linz” e prodhuar më 1909, pra 9 vjet para se të mbytej në ujërat shqiptare ishte 102 metra e gjatë dhe 14 metra e gjerë. Ajo lundroi fillimisht gjatë rrugës detare ndërmjet Triestes e Kostandinopojës më pas ishte mysafire e rregullt në disa nga portet shqiptare, si të Durrësit e të Vlorës.

Historinë e Linz e ka treguar me detaje Florian Doschek i Universitetit te Vjenes, ish -punonjes i Ambasades Austriake ne Tirane, mik i Shqiperisë – shkruan DITA.

Florian Doschek

Rrëfimi i Doschek: Si u mbyt Linz

Linz ishte pjesë e shoqërisë “Lloyd-i austriak” e cila drejtonte nga Trieste një rrjet detar të dendur udhëtimesh detare. Duke filluar nga viti 1917 “Linz” duhej të transportonte vetëm ushtarë dhe materiale luftarake në drejtim të Shqipërisë.

“Më 18 mars 1918 u bënë përgatitjet për lundrim në gjirin e Kotorit (atëherë ishte bazë e rëndësishme e flotës detare-ushtarake e Austro-Hungarisë). Anija do të lundronte përsëri drejt Shqipërisë dhe sipas listës së fundit të pasagjerëve, në bord ishin zyrtarisht 995 persona” – shkruan Doschek.

Faktikisht, siç ishte e zakonshme në ato ditë lufte, në bord ishin shumë më tepër persona. Ushtarë të panumërt kishin hipur në anije ilegalisht. Ata ktheheshin nga leja dhe donin të arrinin sa më shpejt në frontin e luftës.

Pra, më 18 mars në bord kishte një larmi pasagjerësh. Plus kësaj ishin me qindra robër lufte italianë, robër lufte rusë si dhe mjaft gra. Të gjitha dhomat e hapësirat ishin të mbimbushura, po ashtu në anijen “Linz” gjendeshin më shumë se 400 lopë.

Tregon Doschek cituar nga DITA:

“Rreth orës 18:00 anija u nis, la portin e Zelenikes në gjirin e Kotorit dhe u drejtua drejt Durrësit. Për ta mbrojtur, Linz-in e shoqëronte torpediniera 98M. Pak më vonë nga nisja iu shtua një torpediniere e dytë si dhe kryqëzori “Balaton”, sepse në zonën ndërmjet Kotorit dhe Durrësit kishte një aktivitet të dendur të nëndetëseve armike.

Në fillim lundrimi ishte i qetë dhe rreth orës 00:30 sapo kish hyrë 19 marsi, “Linz” ndodhej pak milje deti në veri të Kepit të Rodonit.

Marinari Albin Biskup i torpedinieres 98M raportoi se “Linz” ishte 200 m larg tyre në një udhëtim të qetë. Papritmas marinarët e torpedinieres vërejtën një shtëllungë uji të bardhë vezulluese, që iu drejtua me shpejtësi Linz-it, “Manteli i argjendë i vdekjes” e përshkroi atë Biskup.

Pak çaste më vonë Linz-i u godit nga silura dhe një shpërthim i tmerrshëm prishi qetësinë e natës. Goditja ishte me pasoja të mëdha dhe vulosi fatin e anijes. Numri i madh i pasagjerëve që synonin të gjithë drejt kuvertës, çoi menjëherë në një kaos të vërtetë. Paniku ishte i pakontrollueshëm.

Një dramë tjetër po ndodhte nën kuvertë. Shumë robër lufte ndodheshin në një nga dhomat poshtë dhomave të ekuipazhit. Silura e kishte dëmtuar nga jashtë kaq keq derën e blinduar ku ndodheshin robërit, saqë me gjithë përpjekjet për t’i shpëtuar ishte e pamundur ta hapje derën qoftë edhe pak cm”.

Shoqëria “Lloyd-i austriak” drejtonte nga Trieste një rrjet të dendur detar

Duhet të kenë ndodhur gjëra të paimagjinueshme në atë dhomë, sepse njerëzit e kuptuan shpejt se shpëtimi i tyre ishte i pashpresë. Sulmuesit e nëndetëses italiane nuk e kishin menduar se Linz-i do të kishte kaq shumë bashkatdhetarë.

Rreth 45 minuta pas goditjes me silurë anija ishte në pozicion vertikal dhe shpejt përfundoi në fund të detit. Linzi u mbyt e pastaj filloi beteja u fundit për të shpëtuar të mbeturit gjallë. Marinarët e torpedinieres 98M bënë të pamundurën njerëzore dhe shpëtuan më shumë se 130 vetë nga mbytja.

Kryqëzori “Balaton” dhe torpediniera e dytë iu afruan Linz-it me shpejtësi të madhe deri në një farë distance dhe lundruan duke shpëtuar kështu më shumë se 200 vetë të tjerë”.

Ora 02:00: Një heshtje e frikshme u kthye përsëri në det. Nuk shihej më asnjë në ujë që mund të shpëtohej.

Pse u harrua kaq gjatë tragjedia e Linz

Sipas dokumenteve të gjitha përmasat e kësaj fatkeqësie nuk u bënë publike menjëherë. Vetëm tre muaj më vonë pas kësaj fatkeqësie iu bë kërkesë me shkrim parlamentit austro-hungarez për ta analizuar atë.

Në parlament u kritikuan ashpër masat e sigurisë të lundrimit detar në detin Adriatik e, në mënyrë të veçantë, praktika e kthimit të ushtarëve nga leja në repartet e tyre në një numër të madh të pakontrolluar në bordin e anijeve të transportit detar.

Megjithatë lufta po shkonte drejt mbarimit dhe monarkia drejt fundit të saj. U krijua një Republikë e re pa dalje në det dhe Linzi u harrua gradualisht.

Duhej të kalonin shumë dhjetëvjeçarë deri në zbulimin e mbeturinave të Linzit nga zhytësit austriakë e të raportohej sërish për këtë tragjedi.

Për më tepër se 100 vjet prehet “Titaniku austriak” në ujërat detare shqiptare. Sa shumë persona gjetën varrin në fund të detit natën e mbytjes nuk do të sqarohet dot kurrë.

Eljana Mankollari

Një përkujtim pas 101 vitesh

Në kuadër të vitit Kulturor Austri – Shqipëri 2018 si dhe të 100- vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore (1918-2018), Ambasada Austriake në Tiranë, së bashku me Kryqin e Zi Austriak, Ambasadën Hungareze në Tiranë dhe Bashkinë e Durrësit, do të inagurojë një memorial në përkujtim të jetëve të humbura, bashkë me anijet e fundosura pranë brigjeve të Durrësit gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Memoriali i konceptuar dhe realizuar nga skulptorët e njohur Prof. Dr. Sadik Spahija dhe Ergys Krisiko do të inagurohet ditën e hënë, me datë 24 shtator, ora 10:00, pranë Kullës Veneciane, Rr. Anastas Durrsaku- Durrës” – thotë për DITA, Eljana Mankollari, zyrtare e Ambasadës për Kulturën dhe Mediat.

Memoriali sugjeron detin si një dimension udhëtimi, komunikimi, lidhjeje, misteresh dhe transformimi, që mbart në vetvete historinë dhe rrugëtimin në ndërlidhjen midis kulturave.

“Pjesa kryesore e monumentit shtrihet horizontalisht duke tejçuar qetësi dhe paqe. Vetem elementi ku është vendosur shkrimi ngrihet vertikalisht si një shenjë e dukshme e memories së ndodhive të ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore. Në memorial janë vendosur edhe disa valë të ngritura në formë harkore, të cilat do të shërbejnë si stola çlodhës për qytetarët, turistët dhe vizitorët” – shprehen autorët Spahija dhe Krisiko.