Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në Gjermani.
Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada. Ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko që ka publikuar sot kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm.
Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.
Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in.
Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese