Ndërsa opozita është ende në kërkim të kauzave për aksionin e saj kundër qeverisë, e ku synon rrëzimin e saj, nga ana tjetër partia socialiste i ka nisur më herët se asnjëherë më parë, përgatitjet për zgjedhjet vendore 2019. Fushata “E gjithë vemendja tek ju” është parapërgatitja për betejen e fortë elektorale që ka rezervuar vitin që vjen, ku secila palë synon të marrë sa më shumë pjesë nga torta prej 61 bashkive që ka vendi. Konsumi politik i mazhorancës nuk është i vogël, por ajo synon të marrë një tjetër fitore bindese për pushtetin vendor.
Është mësuar se bashkë me turin e llogaridhenieve e ballafaqimeve vendore, PS i ka gati edhe emrat e parë për kandidat kryetarë bashkish. Qarku i Shkodres është një prej atyre me surprizues, pasi vulën përfundimtare do ta vendose bashkia Shkoder që PS se ka fituar asnjëherë në këto 28 vite demokraci. Ka qënë një bashki “mollë e ndaluar” prandaj këtë herë do të punohet për të gjetur një emer të fortë, për një garë që nuk pritet të jetë aspak e zakontë. Por nëse për Shkodrën i duhet të mendohet, PS i ka gati 3 emrat e tjerë për 3 bashki bëjnë me dije burime të sigurta në këtë seli.
Në Malësi të Madhe po bëhet gati rikandidimi i Tonin Marinaj për një mandat të dytë. Falë edhe mbështetjes së deputetit të zonës, Paulin Sterkaj, ai thuajse e ka të përfunduar këtë gjë, ndërsa e ka shprehur edhe vete dëshirën për një rikandidim. Marinaj doli edhe një nga kryebashkiakët më të vlerësuar nga asambleja e PS, shkruan Shkodra News. Një rikandidim pritet ti jepet edhe Gjon Gjonajt në Pukë, ku edhe ky i fundit ka arritur të mbajë një pjesë të premtimeve elektorale dhe të marrë vleresime nga Rama. Surprizë është Vau Dejësi, një bashki që sërish ka qënë tokë e “zanun” për socialistët. Ata në vazhdimësi kanë luftuar fort për të rrëzuar mbretërimin e Zef Hilës, por deri më sot nuk ja kanë arritur.
Së fundmi në qarqet e majta dhe deri tek drejtuesit politik të PS për qarkun Shkoder po lakohet një emer që vjen nga fusha e biznesit si kandidat për këtë bashki. Ai është Mark Babani, që shihet si figura më e mirë e mundshme për të konkuruar me Zef Hilën, në një beteje politike që nuk ka qënë e lehtë asnjëherë, pasi Vau Dejësit ka qënë një bashki ku nuk ka munguar thuajse asgjë në përballje, që nga paratë e deri tek armët. Me pikëpyetje edhe edhe Fushë Arrëzi, ku atje PS ende nuk ka një emer për kandidat por që hap pas hapi pritet të zbulohet gjatë takimeve të nisura, e që do të shtohen në vijimsi.