U luajtën thuajse të gjitha ndeshjet e Premier Leagues. Ekipet e mëdha si Manchester City dhe Liverpool nuk kanë zhgënjyer, me “qytetarët” që fituan 0-5 kundër Cardiff me dy golëshin e Mahrez dhe rrjetat e Agueros, Silvës dhe Gundoganit.
Përgjigje pozitive nga Liverpool që fitoi 3-0 kundër Southampton-it. Një ndeshje e kontrolluar nga “redsat”. Matip, Salah dhe autogoli i Hoedet vendosen ndeshjen. Leicester fitori 3-1 kundër Huddersfield, ndërsa Burnley shkatërroi 4-0 Bournemouth-in.
Nga krahu tjetër Manchester United po shkon keq dhe më keq, pasi barazoi 1-1 në shtëpi kundër Wolverhampton-it. Fred i dha avantazhin skuadrës së “djajve”, por më pas nuk arritën të mbanin avantazhin. Mourinho dhe të kuqtë në krizë totale.
Manchester United – Woverhampton 1-1
Liverpool – Southampton 3-0
Leicester- Huddersfield 3-1