Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit policor që çoi në arrestimin e 11 personave, si pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal në Shkodër.
Me një postim në Twitter, Rama shkruan se “Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit”.
Postimi i Ramës
Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit.
Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë.Forca e Ligjit po përshkallëzohet👊