Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.
Pr/vendimi është prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Blendi Klosi: ‘Ajo që duam të bëjmë sot, që po kalojmë në qeveri, është një vendimmarrje për të bllokuar makinat të cilat .janë në në një moshë më të madhe sesa 10 vjet”. Nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizimin e futjes së makinave të reja të përdorura më të vjetra se 10 vjet.
Në bazë të statistikave që janë tashmë të njohura nga të gjithë, një makinë e cila ka kaluar 10- vjeçarin, shkon 15-20 vjet aq sa fatkeqësisht është mosha mesatare e të gjithë parkut të makinave që janë në vendin tonë, 20 vjet është një normë që nuk e ka asnjë vend i Europës, ne jemi në makinat që ndosin 3 herë më shumë se një makinë normale.
Fatkeqësisht në parkun e makinave sot ekzistojnë rreth 550 mijë makina nga të cilat një numër i konsiderueshëm i tyre, janë futur në Shqipëri vetëm për t’u transformuar në skrap.”
60 mije makina pa targa
Për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen, tha Blendi Klosi gjate aktivitetit me rastin e ditës pa makina.
Blendi Klosi: “Makinat e vjetra, të përdorura, më të vjetra se 10 vjet nuk do të lejohen të futen në Shqipëri që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe po ashtu në dakordësi më komunitetin kemi përcaktuar një periudhë 5 mujore për të cilën do të lejohet që makinat që janë futur sot në Shqipëri të targohen. Dhe nuk është një numër I vogël por janë 60 mijë makina që kanë hyrë në Shqipëri dhe në bazë të informacionit që vjen nga drejtoria e transporteve, kanë hyrë në Shqipëri, janë zhdoganuar por nuk janë targuar dhe të lihet një periudhë 5 mujore për t’u bërë ky targim dhe 5 muaj nga hyrja në fuqi e këtij projektvendimi, as targimi nuk do të lejohet më, pra do të kemi një kufizim të plotë të makinave të përdorura më shumë se 10 vjet.
Ne Shqiperi makina per tu demontuar –Sipas Klosit në Shqipëri vijojnë të hyjnë makina vetëm për tu demontuar
Blendi Klosi: Vazhdojmë sot nga informacionet që kemi nga Drejtoria e Doganave që janë një numër i konsiderueshëm makinash që futen në Shqipëri vetëm për t’u demontuar. Pasi ka një kosto në Bashkimin Europian dhe vijnë në Shqipëri. A mund të pranojmë ne, një shoqëri që do të futet në BE, që e ndien veten kaq shumë të civilzuar, të emancipuar, të kemi përsëri makina që futen në Shqipëri sepse Shqipëria është vendi i përshtatshëm për të qenë një pikë e madhe grumbullimi skrapi?
Këtë nuk mund ta pranojmë ne, kjo është një politikë që shkon drejtpërdrejtë te njerëzit e thjeshtë.
Kufizimi ne Kosove- Blendi Klosi: “Ka kufizim Kosova prej disa vitesh për të mos futur makina më të vjetra se 10 vjet, kanë po të njëjtin kufizim të gjiha vendet e rajonit. Në vendet e BE nuk targohen më makinat të cilat nuk janë më me standartin euro 6, në vendet e BE, në shtetet e mëdha, në kryeqytetet e mëdha të botës, sot nuk lejohet të futen makinat që përdorin naftë, janë vetëm makinat me benzinë për të kufizuar ndotjen në qytete. Sot , në të gjithë BE nuk lejohen sot të targohen si në Shqipëri makina të standareve euro 1 , euro 2, 3 dhe 4 të cilat ne duhet t’ i kufizojmë dhe të krijojmë regjistrimin ndryshimin e standarteve me euro 5 dhe 6 për të pasur mundësinë që edhe këtu të ketë botën e makinave të standartizuar.