Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, bën deklaratën e parë mbi aktualiteti në Shqipëri, qysh nga momenti kur zuri vendin e Romana Vlahutin.
Ai përshëndet operacionin e koduar “Oaz” i shtrirë në Shqipëri dhe Holandë, gjatë të cilit u arrestuan 11 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, si pjesë e grupit kriminal “Bajri”,
Ai përgëzon atë që e quan operacion të rëndësishëm të policisë dhe ministrisë së Brendshme, me angazhimin e forcave të shumta speciale.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, janë prioritete për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian”, shkruan ambasadori Soreca.
Gjatë operacionit u vunë në pranga Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë; Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë; Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër; Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë; Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Ndërsa në kërkim u shpallën dy anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, E.Bajri, 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.
Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shkatërrimi i grupit “Bajri”, Paloka: A ju doli në përgjime emri i ministrit BushatiShkatërrimi i bandës “Bajri”, mes të arrestuarve trajneri i njohur dhe kandidati për deputet
Vrasje, drogë dhe kanosje, 11 të arrestuar në Shqipëri dhe Holandë/ Kush janë të prangosurit e grupit “Bajri”
Si u kapën 11 anëtarët e grupit kriminal “Bajri”, pamjet e arrestimit