osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Papa Françesku viziton shtetet e Baltikut

Papa Françesku viziton shtetet e Baltikut

Papa Françesku nis sot turneun e tij katërditor në Lituani, Letoni dhe Estoni, teksa shtetet e Baltikut shënojnë këtë vit përvjetorin e tyre të 100 të pavarësisë.

Ati i Shenjtë do të nisë vizitën në Lituaninë katolike, ku do të nderojë viktimat në rajonet që ishin të okupuara nga nazistët dhe sovjetikët.

“Liria, siç e dimë, është një thesar që duhet të ruhet vazhdimisht dhe të trashëgohet si gjë e çmuar në gjeneratat e reja”, ka thënë Papa në një video-mesazh të publikuar para nisjes së këtij turneu.

Shtetet e Baltikut i kishte vizituar edhe Papa John Pali II më 1993.

Lituania, Letonia dhe Estonia kanë qenë pjesë e Perandorisë Ruse dhe për një kohë të shkurtër edhe pjesë e Rusisë Sovjetike, përpara se të shpallnin pavarësinë 100 vjet më parë.

Këto shtete kishin qenë të okupuara nga Bashkimi Sovjetik më 1940 dhe nga Gjermania për tre vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tri shtetet e Baltikut shpallën pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik dhe në gusht të vitit 1991 u anëtarësuan në Bashkimin Evropian, ndërkaq më 2004 u bën anëtare të NATO-s.

Më 23 shtator, Papa Françesku do të vizitojë Muzeun e Okupimeve dhe Luftës për Liri në Vilnius. Muzeu është vendosur në ish-ndërtesën e KGB-së dhe i kushtohet krimeve në kohën e regjimit sovjetik./REL