osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

”I paaftë për të qeverisur”: Zv-Prokurori mohon inçizmin e fshehtë për shkarkimin e Presidentit

”I paaftë për të qeverisur”: Zv-Prokurori mohon inçizmin e fshehtë për shkarkimin e Presidentit

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Rod Rosenstein hodhi poshtë një shkrim të gazetës “New York Times”, sipas të cilit ai kishte sugjeruar që Presidenti Donald Trump të inçizohej fshehtas dhe kishte diskutuar mundësinë që të përdorej amendamenti i 25-të për ta shkarkuar Presidentin, si të paaftë për të qeverisur.

Zoti Rosenstein publikoi një deklaratë të premten ku thuhej: “Artikulli i gazetës ‘New York Times’ është i pasaktë dhe jokorrekt. Nuk do të bëj komente të tjera për një artikull që mbështetet në burime anonime, që është e qartë se kanë një prirje kundër Departamentit të Drejtësisë dhe avancojnë axhendën e tyre personale. Por më lejoni të jem i qartë: duke u nisur nga komunikimet e mia personale me presidentin, nuk ka bazë për të përdorur amendamentin e 25-të”.

Një burim që ishte në dhomë gjatë takimit kur zoti Rosenstein bëri komentin për inçizimin e presidentit, i tha Zërit të Amerikës se komenti ishte bërë me ironi. Ai tha se “nuk ishte diskutuar asnjëherë me qëllimin për të regjistruar një bisedë me presidentin”.

Në shkrimin e botuar të premen nga “New York Times” thuhej se Rosenstein i bëri sugjerimet në pranverë të vitit 2017, gjatë tensioneve të shkaktuara nga shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey. Gazeta thotë se zoti Rosenstein i bëri komentet në takime dhe biseda me zyrtarë të tjerë të Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

“New York Times” citon disa vetë që përshkruajnë këto episode, duke shtuar se burimet kishin insistuar të mbeteshin anonime.

Ndërkohë, gazeta “Washington Post” ia atribuon burimin e lajmit shënimeve të mbajtura në atë kohë nga drejtori në detyrë i FBI-së Andrew McCabe.

Zoti McCabe u shkarkua në fillim të këtij viti dhe një juri e madhe po shqyrton ngritjen e akuzave ndaj tij për një çështje që lidhet me mashtrim të hetuesve dhe rrjedhje informacioni kur ai punonte në Departamentin e Drejtësisë.

Sipas avokatit të tij, shënimet iu dorëzuan Prokurorit të Posaçëm Mueller para një viti, por një kopje e tyre mbeti në posedim të FBI-së. Avokati tha se nuk e dinte se si ato përfunduan në duart e medias./VOA