Pas arrestimit të Safet Bajrit, i njohur ndryshe si ”i forti” i Shkodrës, por edhe si personi që ka trazuar politikën në Shqipëri dhe Belgjikë ka ardhur edhe reagimi i Fatmir Xhafajt. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ministri i Brendhsëm shkruan: Operacioni ”Forca e Ligjit” godet sërish. Më tej Xhafaj shton se detajet do të bëhen të ditura sot në orën 10:00 në një konferencë për mediat në Policinë e Shtetit.
Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit.