osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen detajet e reja/ FBI kopsiti dosjen, gati kallëzimi për fillimin e ndjekjes penale ndaj Adriatik Llallës

Zbardhen detajet e reja/ FBI kopsiti dosjen, gati kallëzimi për fillimin e ndjekjes penale ndaj Adriatik Llallës

Pas tre muajsh pune intensive me ndihmën e një eksperti të posaçëm të FBI amerikane, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit (KPK, ose shkalla e parë e vettingut) ka zbuluar fakte skandaloze në veprimtarinë dhe pastërtinë e figurës së ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kjo i ka detyruar që nisin punën për përgatitjen e padisë për fillimin e ndejkjes penale ndaj tij.

Një burim i mirinformuar brenda KPK tha se personat që po meren me çështjen, janë në hapat e fundit drejt kopsitjes së dosjes voluminoze, dhe është çështje kohe, që kërkesa të depozitohet pranë organit të prokurorisë, të cilin zoti Llalla e ka drejtuar gjatë 5 viteve të kaluara.   

I pyetur mbrëmë gjatë emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv “Klan”, ministri i Brendshëm Xhafaj zbuloi se “një zyrtar i FBI-së ka qëndruar në Shqipëri për tre muaj dhe u largua vetëm para pak ditësh”. Ai nuk pranoi që të thotë se për çfarë arsye ai ndodhej këtu, por me sa duket bëhet fjalë për personin që është marë direkt me hetimin e çështjes Llalla. Këto fakte janë referuar edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“A do dëgjojmë ndonjë lajm të madh, sepse sa herë që ikin ata?…” pyeti Fevziu ndërsa Xhafaj u përgjigj shkurtimisht: “Do dëgjoni muajin tjetër“.

Ikja e ekspertit të FBI nga Shqipwria përkon me dy momente kyçe, gjurmët e të cilave të çojnë tek fakti se tashmë fati juridik i Adriatik Llallës është i paracaktuar për shkak të provave që me sa duket janë vërtetuar plotësisht.

E para, lidhet me paralajmërimin që ambasadori Amerikan Donald Lu bëri pak ditë më parë, për fillimin e hetimeve penale të pashmangshme.

Pas lajmit se Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm është tërhequr nga sistemi gjyqësor, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori e quajti fitore tërheqjen e gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, por vë në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar nga ndjekja penale.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Shkruan Donald Lu në Twitter.

E dyta, lidhet me vendimin që e pasoi këtë deklaratë. Dy ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson miratoi masën e ndalimit të hyrjes së familjes së Adriatik Llallës në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij “në raste të mëdha korrupsioni”.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Nuk kaluan as 24 orë nga ky hap, kur mbrëmë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, megjithëse nuk përmendi emër, e la të kuptohej qartë se tashmë fillimi i ndjekjes penale ndaj Adriatik Lallës, është gati.

Fevziu: Gjyqtarë ose prokurorë që tërhiqen rrugës do të verifikohen në vetting?

XHAFAJ: “Dosja e tyre për efekt të vlerësimit do të arshivohet, por nëse aty ka element të veprës penale, ata do të referohen për ndjekje penale”./Alpenews