Partia socialiste në Shkodër ka nisur fushatën “E Gjithë Vëmendja te Ju”, ku përfaqësuesit lokalë do të kontaktojnë me gjithë njerëzit në çdo cep të territorit të Shqipërisë. I deleguari i qarkut Shkodër, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi Mbledhjen e Asamblesë së Bashkisë Shkodër.
Pas takimit, Bushati u pyet për situatën kriminale atje si dhe për deklaratat e ish-eurodeputetes Doris Pack.
“Si anëtar i kabinetit shpreh gjithë solidaritetin tim për punën e forcave të sigurisë. Sikundër nuk diskutohet që është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse për të marrë masa korrigjuese, aty ku forcat e zbatimit të ligjit nuk funksionojnë siç duhet.
Është kënaqësi për mua të dëgjoj që Doris Pack edhe pse sot është në pension, ka pasur mundësi të jetë si një vizitore në Shkodër, pasi Shkodra simbolizon gjithçka”- u shpreh ministri Ditmir Bushati.