Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar gjatë mbrëmjes një punonjës policie dhe një shtetas turk, për korrupsion aktiv, kalim të paligjshëm kufiri dhe shpërdorim detyre.
Më herët, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë një kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq.
Njoftimi i plotë:
Ne vijim te operacionit, SHÇBA ka ndaluar ne oret e mbremjes edhe 1 punonjes policie dhe 1 shtetas turk, per korrupsion aktiv dhe efektivi si i akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem dhe shperdorim detyre.
Te ndaluarit jane:
– Gazmir Dega, punonjes policie ne Komisariatin nr 1 ne Tirane
– Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.
Me heret, ne kuader te ketij operacioni eshte arrestuar ne flagrance nje kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshem te 7 shtetasve turq.