Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar se është e impresionuar me dialogun Maqedoni-Greqi, duke shpresuar se do të arrihen rezultate të mira.
Në takimin në Sofje të ministrive për Punë të Jashtme të shteteve të BE-së me vendet kandidate, Mogherini dhe Ekaterina Zakharieva thanë se janë optimiste që në qershor Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Sipas Mogherinit, në çështjen e emrit duhet lidership dhe guxim, por mbi të gjitha vizioni për atë se çfarë është e duhur për qytetarët.