osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njeriu i besuar i Ina Ramës dhe Arta Markut, kush është Sokol Stojani, prokurori i liruar nga detyra

Njeriu i besuar i Ina Ramës dhe Arta Markut, kush është Sokol Stojani, prokurori i liruar nga detyra

Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhëri të rrjedhur në media të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.

Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN.

“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,” shtoi Stojani