osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama: Korrigjimi i kufijve nuk është qëllim por instrument, çfarë thoshte Rugova në ’92

Rama: Korrigjimi i kufijve nuk është qëllim por instrument, çfarë thoshte Rugova në ’92

Një debat “i nxehtë” po vlon në politikën ballkanike prej kohës kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hodhi në publik propozimin për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Kur kjo çështje u interpretua si propozim për shkëmbim kufijsh por Thaçi nxitoi të sqarojë se propozimi i tij parashikon bashkimin e Preshevës me Kosovën.

Lidhur me këtë çështje ka folur për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama.

Në studion e “Opinion”, ai ka deklaruar përballë një paneli gazetarësh se kjo është një “çështje e rëndë”.

Por, shefi i qeverisë deklaroi se “nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vëjë në pozicionin e asaj që të kem një pikëpamje se çfarë po zhvillohet, që të kem një koment”.

Lidhur me pyetjen nëse Rama ka informacion mbi pikat që janë diskutuar apo ndonjë detaj rreth bisedimeve mes dy presidentëve Rama dha këtë përgjigje:

“Sigurisht që kam biseduar me presidentin, nuk kam dijeni për detaje, fare. Presidenti ka folur vetë, dhe ka thënë që shikon oportunitet për të gjetur zgjidhjen. Unë flas për çfarë ka më tutje, nuk kemi një produkt, as konfidencial mes presidentit të Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij të hapur për Kosovën në cilindo rast, ndërsa ka deklaruar se ndryshimi i kufijve “nuk është qëllim, por instrument”.

“Ne dhe une kemi detyrimin ta mbeshtesim deri ne fund Kosoven”, tha Rama.

Ai ka cituar një deklaratë të Ibrahim Rugovës në vitin 1992, botuar në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.

I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh?

“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë”, tha Rama duke shtuar: “Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”.