Venecia mund të gjobisë me 50 deri në 500 euro turistët e pasjellshëm.
Autoritetet lokale kanë propozuar ndalimin e personave që ulen apo shtrihen në tokë. Rregulli është propozuar nga kryebashkiaku Luigi Brungnaro.Të ulesh në shkallët e monumenteve apo në ato të portikut që rrethon sheshin e Shën Markut, është aktualisht e ndaluar.
Propozimi do të hidhet në votim në këshillin e qytetit në muajin tetor. Megjithatë, pritet të kundërshtohet nga këshilltarët e lëvizjes pesë yjet apo të grupeve të aktivistëve.
Ka një listë shumë të gjatë të gjërave që janë të ndaluara në Venecia sa që nuk ka mbetur më asgjë për të bërë – thotë një aktivist – do të duheshin madje 5 mijë oficerë policie shtesë që të garantohet respektimi i tyre. –raporton TopChannel.
Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e ndalimit të muzikës në barka. Që është mënyra kryesore e transportit për banorët.
Prej kohësh Venecia stërmundohet të menaxhojë një industri turizmi që i sjell asaj rreth 60 mijë vizitorë në ditë./Opinion.al