osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA-BE hapin dosjen e ‘bajlozit’ të madh të drejtësisë, emri dhe pasuria milionëshe

SHBA-BE hapin dosjen e ‘bajlozit’ të madh të drejtësisë, emri dhe pasuria milionëshe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë të vendosur për të goditur me themel krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Ata kanë futur në shinat e zbatimit Reformën në Drejtësi dhe muajt në vijim pritet të marrë goditjen finale sistemi i kalbur i drejtësisë shqiptare dhe banda e korruptuar politike. Pamfleti.net ka mësuar se SHBA dhe BE kanë futur në ‘kthetra’ dosjen e një prej ‘bajlozëve’ më të mëdhenj të sistemit të drejtësisë. Bëhet fjalë për gjyqtarin Alaudin Malaj, i cili është një prej gjyqtarëve më të pasur në vend, pasi zotëron një pasuri mbi 1.7 milionë euro. Dosja e tij milionëshe tashmë është në duart e ndërkombëtarëve dhe shumë shpejt pritet t’i jepet goditja e madhe ‘bajlozit’ milioner, duke dridhur kështu themelet e drejtësisë së kalbur nga korrupsioni e krimi.

Sot gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj është një ndër emrat më të pushtetshëm të drejtësisë. Në shtator të vitit 2015, ai është paditur nga ILDKPKI se ka krijuar një skemë kompanish në emër të familjarëve të tij, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë. Përveç pasurisë së tij të dyshimtë, Malaj do t’i vinte një njollë tjetër të zezë emrit të tij, me vendimin e firmosur në shkurt të vitit 2017, ku i hapi dyert e qelisë një nga bandat më famëkeqe në historinë e krimit të organizuar në Shqipëri, bandës ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Për këto dhe shumë zullume të tjera, gjyqtari ‘perandor’ do të përballet shumë shpejt me SHBA dhe BE, të cilët Pamfleti mëson se kanë në dorë dosjen e tij dhe po e shqyrtojnë me themel, për të ‘fundosur’ një ndër ‘kokat’ më të mëdha të sistemit të drejtësisë.

Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit milioner Alaudin Malaj

Në vitin 2003 Malaj kishte 60 mijë euro pasuri. 15 vjet më vonë, familja e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë mbi 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi. Nga një analizë e pasurisë së tij e bërë pak vite më parë (2014), duke u bazuar tek deklaratat e tij të pasurisë, ILDKP ka arritur në përfundimin se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar vit pas viti para dhe aksione biznesi nga prindërit, deklarata që konsiderohen të rreme nga kallëzuesi.

Hetimi administrativ ka zbuluar se Alaudin Malaj dhe bashkëshortja e tij, Edlira, kanë përfituar 46 milionë lekë (368 mijë USD) dhe dy apartamente nga prindërit e gjyqtarit. Ndërkohë, bashkëshortja e gjyqtarit rezulton të ketë qenë aksionere ose administratore në dy kompani ndërtimi të themeluara nga prindërit e tij dhe sot zotëron një kompani farmaceutike në Kosovë. ILDKP pretendon se përgjatë 11 viteve, Malaj ka bërë 24 deklarime të rreme për të mbuluar burimin e paqartë të pasurisë së tij.

Sipas deklaratës së pasurisë, Malaj zotëronte një apartament 106 m2 në Tiranë para vitit 2003, të blerë për 7.8 milionë lekë me paratë e një shtëpie të shitur në Vlorë, me kursimet e tij dhe të bashkëshortes, si dhe një hua prej 2 850 000 lekësh nga prindërit. Në deklaratën e vitit 2010, Malaj ka deklaruar se kishte blerë një shtëpi 1-katëshe në një kompleks turistik në Golem për 35 mijë USD, banesë në proces legalizimi./ Pamfleti