Dashi
Do të arrini të shtini në dorë një projekt mjaft interesant, i cili do ju lejojë që të qartësoni perspektivat në raport me të ardhmen tuaj. Do të ndiheni spontan dhe të stimuluar në maksimum dhe kjo gjë, në sajë të rigjetjes së bashkëpunimit në dashuri.
Demi
Në këtë periudhë duhet të mundoheni që të mos lëndoni të tjerët, pasi kokëfortësia juaj, mund të krijojë tensione të dëmshme në vendin e punës. Në sferën sentimentale, parashikohen përgjigje interesante.
Binjakët
Parashikohet një e premte e cila do ju lejojë që të analizoni me më shumë kujdes, të gjitha çështjet familjare, të cilat së fundmi i keni lënë pezull. Mos u tregoni shumë agresiv në raport me të afërmit tuaj.
Gaforrja
Mos u druani të përfshiheni në eksperienca të reja dhe të braktisni zonat e rehatisë, pasi tashmë do të jetë pavarësia juaj ajo që do të mundësojë fitore të mëdha. Nga pikëpamja ekonomike dhe financiare, parashikohen vendime mjaft të frytshme.
Luani
Kjo është një periudhë interesante transformimi, e cila parashikon ndryshime drastike, sa i takon një rrugëtimi i cili do ju lejojë që të rriteni si për sa i takon pikëpamjes personale edhe asaj profesionale. Ndërkohë mbrëmja do ju gjejë më romantikë dhe të ndjeshëm.
Virgjëresha
Tregohuni më të kujdesshëm me fjalët, për shkak se një impulsivitet i tepruar, mund t’iu dëmtojë. Do të jeni mjaft të kënaqur gjatë kësaj të premteje, sa i takon rezultateve të një projekti të ri.
Peshorja
Parashikohet një javë e cila ju fton që të përcaktoni qartësisht gjithë prioritetet tuaja profesionale, pasi disa zgjedhje mund të vendosin në diskutim disa bindje të së kaluarës tuaj. Kjo ditë mund të jetë mjaft e favorshme për dashurinë.
Akrepi
Mundohuni që të silleni me sa më shumë diplomaci gjatë ballafaqimeve, pasi për të mbyllur një projekt të rëndësishëm do të keni nevojë për pjesëmarrjen e të gjithë bashkëpunëtorëve. Në dashuri, ky është momenti ideal për të dalë nga rutina.
Shigjetari
Do të arrini të gjeni kompromise mjaft të vlefshme, të cilat do ju ndihmojnë që të përballoni çdo të papritur në punë. Në dashuri, ka disa dyshime të cilat nuk ju lënë të ndiheni rehat. Këshillohet që të mos tregoheni shumë kritikë me partnerin/en tuaj.
Bricjapi
Do të keni mundësi që të shtini në dorë projekte të reja intriguese, të cilat do të stimulojnë më mirë krijimtarinë tuaj. Ky është moment për të vlerësuar veten më mirë. Mundohuni që të jeni më komunikues.
Ujori
Kjo nuk është absolutisht dita kur ju këshillohet që të mbylleni në shtëpi, pasi parashikohen mundësi të shumta për të bërë takime të reja. Ky 21 shtator është mjaft i favorshëm për çështjet e punës dhe biznesit.
Peshqit
Që të gjithë do të jenë në kërkim të mençurisë dhe këshillave tuaja dhe nga ana tjetër, do të dini të jepni mendime me vlerë. Megjithatë sa i takon dashurisë, do të jeni shumë krenarë dhe kokëfortë.