Policia e Shkodrës ndalon juristin e Hipotekës së këtij qyteti dhe tre persona të tjerë nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Siç njofton prokuroria e Shkodrës me urdhër të saj janë ndaluar Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2.
Po kështu janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2 dhe Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1.
“Këta shtetas janë arrestuar pasi më datë 20.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal”.