Një avokate është arrestuar gjatë ditës së sotme për korrupsion, ndërsa nën hetim është vënë edhe një prokuror.
Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa Krimet e Rënda kanë bllokuar prej 4 ditësh serverin e Prokurorisë së Tiranës.
Avokatja e arrestuar mësohet se është Donata Lepenica, ndërsa prokurori nën hetim është me inicialet P. H., i cili është pezulluar.
Kamerat e sigurisë së institucionit të akuzës së kryeqytetit kanë filmuar një rast mitmarrje të një prokurori në bashkëpunim me avokaten, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari. Prokurori i Tiranës, P.H, është pezulluar nga detyra, ndërsa është arrestuar avokatja Donika Lepenica.
Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur prokurori P.H dhe avokatja Lepenica marrin 2 mijë euro. Paratë janë paguar nga një i pandehur i cili ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga prokurori i çështjes. Korrupsioni është zbuluar nga përgjimet e disa të arrestuarve.