Monika Kryemadhi duke komentuar qeverisjen ‘Rama 2’ ka kaluar në akuza me emra të përveçëm duke e cilësuar qeverisjen e tanishme të lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar.
Kryetarja e LSI-së u shpreh se në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror, siç janë Prokurimet Publike, është vendosur dashnorja e një krimineli.
“Në krye të Prokurimeve Publike është Reida Kashta, dashnorja e një krimineli të lidhur me Ramën”, është shprehur Kryemadhi në Open të Eni Vasilit.