Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare që trafikonte e shpërndante kokainë në zonën e Firences dhe përreth.
Nga ky operacion i GdF kanë rënë në pranga shtatë shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Të arrestuarit janë Demë Berisha, Florenc Ceni, Ervin Nela, Besim Duli, Klodjan Shele, Eris Kaleci dhe Armando Nela.
Kosovari Deme Berisha cilësohet nga policia si ‘supermarketi i drogës’, pasi në çdo kohë dispononte kokainë,
heroinë dhe kanabis.
Struktura e grupi ishte organizuar më mënyrë që të ruahej nga Florenc Ceni dhe Ervin Nela, Armando Nela, Eris Kaleci e Klodjan Shele, të cilët prisnin dhe merrnin drogën nga holanda. Ndërsa Besim Duli kujdesej për mallit në Itali.
Që nga viti 2016 kur edhe nisën hetimet, këtij grupi i janë sekuestruar rreth 18 kg kanabis me vlerë rreth 1 milion euro.