Ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për arrestime në nivele të larta. Ekspertë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave së bashku me një grup ekspertësh gjermanë dhe nga vende të tjera të BE kanë shqyrtuar nga afër dosjet që ka Drejtoria e Pastrimit të Parave.
Për këtë janë në dijeni dhe vetë politikanët, të cilët i kanë nxjerrë çantat me lekë përmes rrugëve tokësore për t’i depozituar në banka jashtë vendit.
Rreth 1.6 miliardë dollarë gjatë 14 viteve të fundit janë transferuar jashtë nga politikanët e korruptuar.
Por këto para kanë nisur të gjurmohen dhe kur të ngrihet SPAK të gjithë do të japin llogari. Janë plot 15 shtete me të cilat SPAK do të lidhë kontakte dhe duke bashkëpunuar do mundet që të gjenden paratë e korrupsionit, si dhe do zhvillohen hetime për krimin e organizuar.