Editori i CAN.al, Elvi Fundo, ka publikuar detaje të reja për skandalin Salianji-Duma në emisionin “JAVA” në RTSH.
Ai u shpreh se “ka prova brenda faktit të kryer, dhe vetë fakti është se video ekziston dhe nuk kundërshtohet”.
Sipas tij, palët e kanë pranuar në heshtje videon, por po tentojnë që ta kalojnë po ashtu në heshtje.
Në vijim ai nxori për të gjithë qytetarët faktin se GD e ka ndryshuar emrin ditën e publikimit rreth mesnatës, për më saktë në orën 23:46, fakt ky i vërtetuar nga BBM.
“BBM ka një të veçantë nga aplikacionet e tjera, se kur ndryshon emrin të lajmëron dhe ne duke qenë të bindur se kjo do të ndodhte, i kërkuam një bashkëpunëtori tonë dhe një mikut të saj një kopje të këtij fakti”, tha Fundo.
Pas publikimit të skandalit të paralajmëruar, GD, e prekur nga ky skandal ka ndërhyrë pranë redaksisë, në mënyrë që lajmi të mos jepej.
“GD i Salianjit, që ka ndryshuar BBM është mike e përbashkët me disa personazhe politike”, shtoi ndër të tjera Fundo.
Në vijim, Fundo, nxori një tjetër detaj.
Ai tha se “ka qenë i qëllimshëm paralajmërimi për publikimin e video-skandalit.
Në këtë paralajmërim, CNA.al nuk nxorri asnjë emër, por ligjëruesit i emëroi si A dhe B, me qëllim që vetë personat të kuptonin nga dialogu i publikuar dhe të reagonin.
Në këtë mënyrë ne do të mësonim se kush është GD, gjë e cila edhe ndodhi.
GD, të cilën ne e njohim se kush është, nëpërmjet personave të ndryshëm, u përpoq të ndërhynte tek CNA për të mos e postuar videon.”
Fundo u shpreh se CNA përpara publikimit të video-skandalit përveçse me këshillin botues, është konsultuar dhe me avokatët më të shkëlqyer në vend, në mënyrë që të mos cënonohej privatësia e askujt apo aspektin familjar të të përfshirëve.
Fundo u shpreh ndër të tjera, se ndërhyrjet nga personalitete të larta brenda Partisë Demokratike, për të mos e transmetuar videon, kanë qenë të shumta.
Vetë GD, e prekur nga ky skandal, ka ndërhyrë pranë redaksisë, në mënyrë që lajmi të mos jepej.