Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet mediatike akuzon kryeministrin Rama për lidhje me oligarkët, për favorizim të oligarkëve, për tendera oligarkëve etj.
Në të gjitha daljet e tij mediatike, do flasë patjetër për ata që ai i cilëson si oligarkë.
Basha vijon sulmet e tij të pandalshme, në dukje ndaj ramës, por në fakt e ka me qitje të largët. Qëllimi i tij janë bizneset, të cilave kërkon t’ju marrë hisen.
Paralajmëroi për luftë civile në rastin e tarifës për Rrugën e Kombit, por nuk u ndie fare ditën që filloi aplikimi i tarifës, duke tradhëtuar kuksianët, ashtu siç tradhëtoi demokratët.
Kërcënoi se do ti vinte tritolin kullave që do të ndërtonte biznesi privat pas Teatrit Kombëtar, në rast se firma e përfshirë në koncesion me qeverinë, e miratuar me ligj nga parlamenti, do t’i ndërtonte ato, por sot Basha braktisi parlamentin, me gjasme për të “protestuar” në Vlorë, duke i tradhëtuar kështu artistët.
Në të gjitha rastet, Basha bën gjithmonë të kundërten e asaj që thotë. Por, le të rikthehemi te çështja e të ashtuquajturve oligarkë, të cilët Basha i sulmon.
Sot nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mos flasë më gjuhë kërcënimesh.
Ndërsa më tej, Balla thotë se Basha merr vit për vit 2 miliardë lekë nga ata që vetë i cilëson si oligarkë.
“Dua ti them Lulzim Bashës nga kjo foltore. Mjaft fole me kërcënime idjoteske që as nuk i mer njeri parasysh.
Shumë mirë që ke vendosur të shkosh të konsultohesh me publikun, por sikurse ti kërkon çdo ditë me sejmenët e tu përgjigje, në media sot ka dalë një fakt shumë domethënën se si Lulzim Basha paguhet vit për vit me 2 miliard lekë nga oligarkë dhe Lulzim Basha nuk jep asnjë përgjigje. Madje oligarkë të cilët Lulzim Basha i sulmon ditën dhe i takon natën për të paguar kompaninë e kunatiti të vet”, u shpreh Balla.
Ai që duhet të përgjigjet se kush janë oligarkët që “gjobit” vit për vit, është vetë Lulzim Basha. Këtu do jemi, e do presim./ CNA.al