osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush janë oligarkët që i japin dy miliardë lekë Lulzim “gjobaxhiut”?!

Kush janë oligarkët që i japin dy miliardë lekë Lulzim “gjobaxhiut”?!

Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet mediatike akuzon kryeministrin Rama për lidhje me oligarkët, për favorizim të oligarkëve, për tendera oligarkëve etj.

Në të gjitha daljet e tij mediatike, do flasë patjetër për ata që ai i cilëson si oligarkë.

Basha vijon sulmet e tij të pandalshme, në dukje ndaj ramës, por në fakt e ka me qitje të largët. Qëllimi i tij janë bizneset, të cilave kërkon t’ju marrë hisen.

Paralajmëroi për luftë civile në rastin e tarifës për Rrugën e Kombit, por nuk u ndie fare ditën që filloi aplikimi i tarifës, duke tradhëtuar kuksianët, ashtu siç tradhëtoi demokratët.

Kërcënoi se do ti vinte tritolin kullave që do të ndërtonte biznesi privat pas Teatrit Kombëtar, në rast se firma e përfshirë në koncesion me qeverinë, e miratuar me ligj nga parlamenti, do t’i ndërtonte ato, por sot Basha braktisi parlamentin, me gjasme për të “protestuar” në Vlorë, duke i tradhëtuar kështu artistët.

Në të gjitha rastet, Basha bën gjithmonë të kundërten e asaj që thotë. Por, le të rikthehemi te çështja e të ashtuquajturve oligarkë, të cilët Basha i sulmon.

Sot nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mos flasë më gjuhë kërcënimesh.

Ndërsa më tej, Balla thotë se Basha merr vit për vit 2 miliardë lekë nga ata që vetë i cilëson si oligarkë.

“Dua ti them Lulzim Bashës nga kjo foltore. Mjaft fole me kërcënime idjoteske që as nuk i mer njeri parasysh.

Shumë mirë  që ke vendosur të shkosh të konsultohesh me publikun, por sikurse ti kërkon çdo ditë me sejmenët e tu përgjigje, në media sot ka dalë një fakt shumë domethënën se si Lulzim Basha paguhet vit për vit  me 2 miliard lekë nga oligarkë dhe Lulzim Basha nuk jep asnjë përgjigje. Madje oligarkë të cilët Lulzim Basha i sulmon ditën dhe i takon natën për të paguar kompaninë e kunatiti të vet”, u shpreh Balla.

Ai që duhet të përgjigjet se kush janë oligarkët që “gjobit” vit për vit, është vetë Lulzim Basha. Këtu do jemi, e do presim./ CNA.al