Kryerokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ku urdhëruar hetim disiplinorë për 10 prokurorët, të cilët kanë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal, në gjykim, në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Prokurorët për të cilët ka nisur hetimi disiplinor janë: Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.
Më poshtë deklarata e Prokurorisë:
Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve:
Përparim Kulluri
Behar Dibra
Sonila Muhametaj
Arenc Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj