Për herë të parë në histori kemi dy përfaqësuese që ndajnë vendin e parë në klasifikimin e FIFA-s, Belgjika dhe Franca, me nga 1729 pikë.
Në renditjen e re, të publikuar sot, nuk ka ndryshime të mëdha me përjashtim të Belgjikës që ka kapur Francën në krye dhe Danimarkës që ka zbritur nga vendi i nëntë në të dhjetin.
Gana është ekipi që ka rënë më shumë, teksa ka humbur gjashtë vende, ndërsa Ukraina fluturon gjatë vende më lart.
Argjentina (11), Gjermania (12), Italia (20) dhe Holanda (16) nuk janë në “Top 10”.