Ky që shihni kembe per mbi kembe, ne kete foto kompromentuese e skandaloze, duke bere shenjen aq te njohur amerikane OK, eshte Adriatik Llalla. Ndodhet me pushime në një jaht që kushton rreth 7 milionë euro. Ne krah ka te birin, adoleshent, i cili siç e kemi pare edhe ne postimet e meparshme te Alpenews.al i ka hobi gjerat super te shtrenjta. Perfshi veç makinave ekstravagante, edhe helikopteret, motorrat a skafet e ujit dhe jahtet.
Pyetja qe shtrojme qe tani, eshte: Kush ia paguante pushimet me nje super jaht gjigand miliona dollarësh, Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë?
Çfare interesi kishte personi qe çdo verë duket se ka bredhur familjen “borgjeze” kryq e terthor detrave te pellgut te Meshdheut dhe brigjeve te vendeve fqinje e më tutje.
Cfare i jepte ne kembim te kesaj, Prokurori i Pergjithshëm?
A ishte një apo disa persona?
A ishte oligark shqiptar?
A ishte biznesmen i ndershëm, qe kishte gjithçka ne rregull me ligjet dhe rregullat e shtetit dhe i lindte për zemër, ashtu kot për qejf, që të argëtonte familjen Llalla?
A ishte trafikant që kishte ndonje dosje për të mbyllur dhe ne kembim, i ofronte nje standard tjeter pushimi dhe argetimi?
Dikush duhet ti kerkoje llogari ish Kryeprokurorit, se nga rridhnin te gjithe keto te ardhura me te cilen ka jetuar familja e tij? Fakte te tilla te botuara ne vendet me drejtesi te vertete dhe ne demokracite funksionale, kane rrezuar qeveri e kryeministra. Kryetari i Komunes se Prishtines Shpend Ahmeti, vetem per nje foto te tille ne Budva, ne nje jaht te ankoruar dhe jo ne mes te detit si kjo e Llalles me familjen, vazhdon te jete nen presionin ekstrem te medias.
Faktet s’kane nevoje per komente. Departamenti i shtetit amerikan tha se ish Kryeprokurori eshte zhytur ne korrupsion. Kryeministri i Kroacise shkoi ne burg, vetem per nje ore qe mbante ne dore…
Pas udhetimit, argetimit dhe shijimit te jahtit, ka lezet pak relaks ne darke, per te pare nga lartesia e klubit te miliardereve kete pamje rrezellitese.
Përgatit: Alpenews.al