Ditën e djeshme, CNA.al publikoi një shkrim në lidhje me kompanitë që zotëroheshin nga Erion Isufi, kunati i kryedemokratit Lulzim Basha.
Ne sollëm dje të dhënat zyrtare të xhiros dhe të fitimeve të deklaruara nga kompania “Landmark Communications”, “Landmark Premium Print”, “SRF DEVELOPMENTS” dhe “BLACKSHEEP”.
Nga investigimi i CNA.al, rezulton se shpesh kompanitë i presin fatura njëra-tjetrës dhe po të hysh në detaje rezulton se e gjithë oligarkia në Shqipëri punon me kunatin e Bashës, me vetë Erjon Isufin.
Nga viti 2012 kompania “Landmark Communications” ka trefishuar xhiron gjatë pushtetit të Rilindjes, por ka pakësuar me 4 herë fitimin e deklaruar. Ka qenë 740 milionë lekë në vitin 2012 dhe sot ka 2.8 miliardë lekë xhiro. Në vitin 2012 ka fitim të deklaruar 21 420 447 lekë, pra rreth 30 %, ndërsa në 2017 me 2.08 miliardë lekë xhiro, fitimi i deklaruar shkon në 46 milionë lekë të vjetra fitim.
Me sa duket trendi i viti 2018 do të jetë po i njëjti. Deri në muajin gusht kompania “Landmark Communications” ka rreth 1 miliardë lekë xhiro.
Ashtu siç theksuam edhe ditën e djeshme, kompania është në pronësi të kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufit, por menaxhohet nga Aurela Basha Isufi, bashkëshortja e kreut të PD-së. Ndërsa sot po sjellim foto nga ambientet e kafeve rreth e rrotull.
Në foton në cover keni Aurela Basha Isufi, Erion Isufi dhe Odeta Malen, krahu i djathtë i Erjonit dhe Aurelës, që u sulmua ashpër nga demokratët gjatë periudhës së çadrës.
Më poshtë po risjellim shkrimin e plotë të publikuar dje nga CNA.al, i cili flet për një evazion të thellë fiskal.
Por, nga gjithë kjo pyetja që lind është a do t’i kontrollojnë Tatimet kompanitë me miliona dollarë të familjarëve të Lulzim Bashës, e cila do të ishte një Vetting fillestar për politikanët shqiptarë, që mund të fillojnë që nga pasuritë e familjarëve te lidhjet e tyre me krimin.
Është vetë Lulzim Basha i cili ka propozuar Vettingun në politikë dhe meqë e kërkon vetë, le ta fillojë nga vetja, duke dhënë shembullin e parë dhe të tregojë që është i sinqertë dhe i vërtetë në propozimin e tij./CNA.al