Nga Çesk Gjoni
…Dhe pikërisht ishte promovimi i librit të tij të fundit “”‘IN LOVE” në qytetin e vendlindjes së tij. Preçi është nga ato poetët e paktë që numurohen si gishtat e dorës dhe që mbetën edhe sot ë kësaj e kësaj dite m në sinoret e një poeti të mirefilltë Poet si Preçi ka pak e pak. sot. Në atë sallë të bibliotekës se Lezhës na erdhi “INLOVE “e mbushur dhe e stërmbushur plot e që njerëzit vinin e vend nuk kishin dhe iknin andej nga mesdita e ditës së 13 te shkurtit të këtij viti..E thashë më mend se me këtë dyndje njerëzish për t’u takuar me Preçin edhe ajo salla e shtëpis se kulturës që gumezhin me se shumti ne takimet zgjedhore per politikanet me të ardhur të sforcuar ,do të ishte mbushur me të ardhur të inicuar me dëshirën e tyre,Se Preçin ka shumë e shumë njerëz anë e përtej Shqipërisë që duan t’a lexojnë librin e tij e t’a dëgjojnë zërin veshet e tyre..Prandaj në atë sallë të vogël të bibliotekës së Lezhës erdhen edhe shkodrane të apasionuar pas li brit Preçi ka 12 vëllime me poezi, i pari i botuar para ,43 vjetevet e i titulluar” EMRAT TUAJ ” për të ardhur të ky i radhës “”IIN LOVE”,…Se të tjerë e të tjerë vëllime poetike i ka në mendje Preçi e do na i levroje aq bukur në lamin e poezisë siç i përgatit mjeshtërisht talenti i tij Promovimi kishte një qasje origjinale atë ditë..Pa referenca diskutimesh ,analiza e referime por thjesht në recitime të poezive të vëllimit të sapodale ,,,E kishin marrë përsipër ose më mirë të shprehemi kishin ngarkuar disa nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme. “Hydajet Lezha ,”t’a përmbushnin një mision të tillë.ne mund të shprehemi kështu Por që të aktrosh poezitë e Preç Zogajt është e vështirë,shumë e vështirë. Dilentantizmi aty nuk ka vend se poezitë e Precit nuk kanë ardhë me “një të ramë të mendjes e një të shkruar të pendës’”Për aq ma tepër relatori i parathënies së librit një studiues i letrave i nga Bostoni” i SHBA-s Gezim Basha shkruan në kopertinën e pasme të këtij vëllimi se “PREC ZOGAJ HYRI NE POEZI…PERMES EKSPOZIMIT TË VETES NDAJ POEZISË MODERNE BOTERORE..” Prandaj pavarësisht qëllimit të mirë të drejtuese vet të bibliotekës për të sjellë një risi promovimi të librit,nxënësit aktrues ishin taman si në një orë letrare.. Ndoshta emocioni apo diçka tjetër i i paraqiti ata të befte, shumë të befte… Mbase mund të shprehem gabim por i ka .Lezha interpretues të mirfilltë por edhe në mos i pastë jo fort larg jane aktorët e teatrit Migjeni” që kishin aktruar në atë mënyrë ku poezia e Precit të ndjehej ashtu sikur është shkruar. Lexojeni dhe shikoni mire Preç Zogaj. Çdo germë e tij është një mendim,çdo fjalë e tija është qëndrim dhe çdo fjali e tij është një domethënie e madhe qe te sugjeron një ecje të sigurtë andej kah e mira,kah e drejta,andej kah e merr vlerën si njeri Shikojeni mirë Preç Zogaj,!Shikoje mirë në dritë të syrit!Mor po i flet ajo dritë e synit flet aq shumë edhe kur hesht,edhe kur të dëgjon…Të ka rrumbullakosur mirë si njeri,! Lexojeni mirë “IIN LOVEe qe erdhi si dhurata na e bukur për të dashuruarit një ditë para ditës së tyre.. Unë nuk jam kritik, thjesht një copë lexues por të them të drejtën poezitë e këtij libri janë të atij brumi që gatuan atë lloj “bukë” qe jo vetëm të shijon me aromën e saj por edhe nuk di të ngopesh.. Këto poezi lexohen e sterlexohen e nuk di t’ja vesh gishtin cila është në e bukura..Kete mund t’a dijë vetëm poetiPor këto vjershërimit ke dëshirëti mësosh permendesh! sa ti thuash si një uratë.. Me të vërtetë asht një libër shumë i bukur Vertet flasin për dashurine po këto poezi kanë aq shtrirje në hapësirë dhe në kohe sa janë.me të vërtetë gjethpershirese.. Preçi në promovimin e librit foli pak..Nuk e di sepse. A mbase tipi tij ku “gjella është më krypë e krypa me karar”Sinqerisht shumë syresh donin me shumë nga ai por dhe.me aq në e kuptuam Preçin Se…para se të fillonte promovimi i librit kishte aq tirazh libri në tavoline sa thashë me veten time që gjysma e më tepër do marrin përsëri udhën me Preçin.per në Tiranëe. Por që e thënë që Preçin mos ta shoqëronte asnjë kopje e librit të tij se u përpi si uji në vape të korrikut DHE KETU…PREC ZOGAJ FOLI SHUME,!