Një rrëfim i trishtë i një babai të tre fëmijëve të mitur është bërë sot pjesë e emisionit me ‘Zemër të hapur’ në “News24”. Bledar Nanaj tregoi dramën e madhe të jetës se si bashkë me gruan dhe fëmijët morën rrugën për azil në Gjermani si shumë shqiptarë të tjerë.
Pavarësisht shpresës se atje do t’i priste një jetë më e mirë, Bledari pasi iu refuzua azili, humbi gruan, pasi kjo e fundit vari veten në Gjermani. Rafaelën, u zhyt në depresion pasi nuk duroi dot idenë e riatdhesimit dhe kthimit në kushtet e vështira ku ata jetonin më parë në Tepelenë, ndaj vendosi të marrë këtë akt ekstrem.
Mes katër rrugëve dhe me tre fëmijë, 37-vjeçari në gjendje të vështirë ekonomike dhe emocionale, i bën apel shtetit për ndihmë që t’i strehojë fëmijët e tij. Nga studio e emisionit Bledari kërkon që fëmijët të strehohen në jetimore të tre dhe mos të ndahen. Ai tha se nuk ka mundësi ekonomike që t’i mbajë, pasi ata janë të vegjël. Sot Deni 5 vjeç, Jonela 3 vjeçe dhe Rafaela 11 muajshe kanë nevojë për ndihmën e shtetit, por edhe të shqiptarëve. Në mbyllje të emisionit kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi pohoi se do t’i ofronte mbështetje babait të tre fëmijëve, po ashtu edhe fshati SOS.
‘BalkanWeb’ sjell si më poshtë intervistën e plotë të Bledarit.
Pse vendosët të ikni nga Shqipëria?
Bledari: Si gjithë shqiptarët ikëm. Kisha kontaktuar me një person që të më jepte adresën e një kampi. Mora atë adresë dhe pa asnjë informacion për kampin. Ika thjesht ku të më çonte autobusi. Ika në Dortmund. Një autobus ndodhej dhe një familje shqiptare, dhe ndoqëm atë kamp ku do shkonin ata. Patëm fat dhe pas dy javësh dolëm në shtëpi më vete. U strehova atje me të gjitha të mirat. Më pas më shpërngulën në Bon, me shtëpi dhe ndihmën ekonomike. Më pas më çuan në një lagje tjetër. Na çuan në një dhomë tjetër, aty nisën mosmarrëveshjet me familjen tjetër. Djali im në atë kohë ishte 3 vjeç, vajza 1 vjeçe. Morëm rrugën si gjithë të tjerët për një jetë më të mirë. Kam qenë në punë, pasi ika nga puna ika. Jam larguar 1 muaj në Greqi tek një kushërira ime më ndihmoi për punë. Atje nuk punova shumë. Pastaj dëgjova për Gjermaninë, fola me gruan. Ishim dakord të dy.
Sa paguat për këtë udhëtim?
jemi nisur në qendër të Tiranës. Kemi paguar të tëra biletat që shkuan 550 e ca euro. 50 euro na i morën në portin e Durrësit. Policia na tha; ‘kafen, që të lë të kalosh’.
Çfare kafe donte?
Donte dhe ai lekët. S’të linte. I kisha ato para. I mbaja për ditë të vështira. Kisha marrë 400 euro të tjera me vete, me ato blija ushqime shtesë.
Si morët iniciativën që të bëheshit prind i një fëmijë të tretë?
Si gjithë shqiptarët. U sistemuam në Bon. Intervistën e kam bërë në dhjetor të 2015-ës. Nuk e kam dhënë dhe arsyeja qe nuk shkova atje ku më thonin këta ishte shumë larg. Se dija vendin. Intervista u shty, pasi kishte shumë njerëz. Kishte azilantë të tjerë. Në tetor më morën në intervistë. Dhe na thanë se nuk na njihej kërkesa për azil ekonomik.
Ke arritur të punosh në ato 2 vite
Jo shumë pak.
Ishte planifikuar shtatzënia e tretë?
e kishim planifikuar dhe donim të qëndronim atje ndaj.
Kur ju refuzua kërkesa për azil?
Në fillim të marsit të 2017 na ka ardhur kërkesa. Më mars në gusht na kanë thënë të vinim në Shqipëri. Në fund të korrikut e morëm vesh lajmin. Për shkak të një vizite të vajzës së vogël, dhe e shtymë për në shtator. Mendoja se do kthehesha, i gëzuar më fëmijët. Por s’u ktheva dot.
Si keni jetuar? Si ra në depresion?
Kemi jetuar shumë mirë. Ajo është çuar natën dhe ka vrarë veten. Ishim për sëmbari. Kemi jetuar shumë mirë. Kontrollova në gjithë shtëpinë.
Si e priti policia gjermane?
Ata janë njerëz të ftohtë. Më ndihmoi një grua nga Tirana, ajo me ndihmoi shumë. Edhe kur i çova fëmijët tek një qendër sociale, ajo vinte tek unë. Vajza ishte 5 muajshe, ushqehej me gji. Kam marrë një shok nga Rrogozhina, ka ardhur në mes të natës bashkë me një kosovar. Kam thënë se çfarë do bëhet me fëmijët. Janë njoftuar institucionet dhe kanë marrë fëmijët.
Kanë qenë në shtëpi fëmijët kur e bëri veprimin nëna e tyre?
Vajza e madhe ka qenë në gjumë. Djali zgjuar më dëgjonte mua ngaqë ulërija në shtëpi. Është pak i mbyllur. Vajza e vogël qante shumë.
Si ishte rrugëtimi nga Gjermania në Shqipëri?
Shumë i vështirë. Duhej të ndërroja vajzën, të përkujdesesha për të. Më ka ndihmuar zonjën Majlinda Nano. Ajo më çoi në aeroport. Më pas më ndihmuan ca shqiptare në aeroport. Trupi i kthye pas disa kohësh.
Si e more vendimin për t’i çuar fëmijët në jetimore?
Se s’kam mundësi tjetër. Familjes së kushëririt u kam rënë në qafë.
Kë fajësojnë për këtë situatë prindërit e gruas?
Se di kë. Skam marrëdhënie.
Ça përgjigje ju thanë për fëmijët?
Më thanë se do shkojnë tek fshati SOS. Por fshati SOS nuk i pranoi. Në shtëpinë time erdhën 3 gra, njëra ishte psikologe. Më pas më thanë se fëmijët do të shkojnë në Vlorë. Dua t’i lë për pak kohë në këto institucione. Kur të kem dhe unë pak lekë do i marr. Fëmijët janë të lidhur shumë me mua, qajnë nëse s’jam aty.
Stë kanë ofruar asnjë vend pune?
Jo smë kanë gjetur. Por edhe skam kërkuar. Duhet të jem në dispozicion për fëmijët.
(ed.me/BalkanWeb)