osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari i del në krah Bylykbashit: PD e ka institucion vjehrrin!

Jari i del në krah Bylykbashit: PD e ka institucion vjehrrin!

Sot në Durrës pati një përplasje mes policisë dhe disa familjeve në Durrës, të cilat u nxorrën nga banesa ku kanë jetuar 60 vite, pasi prona ju kthye vjehrrit të Bylykbashit.

Ndaj këtij gjesti ka pas reagime negative brenda PD-së, të cilët mendojnë se Oerdi bën pazare me Xhafajn për punë të veta, kurse Goni i Vlorës shkon vritet me policinë ndërtimore për banoret e Jalës.

 

Për t’i dalë në krah Oerdit, Jari shkruajti:

“PD është parti e vlerave familjare.

Kush nuk respekton vjehrrin, nuk ka vend në PD”.

Më poshtë vazhdoi sqarimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Shumica në pushtet ka nisur një fushatë agresive ndaj njerëzve të afërt të deputetëve të opozitës dhe PD në veçanti, kundër vjehrrit dhe vjehrrës së secilit.

Edhe ligjin për Vetingun po e bllokojnë me arysetimin se duhet futur edhe vjehrra dhe vjehrri.

Kjo që po ndodh me Bylykbashin në Durrës, dhe pakënaqësitë e disa njerëzve në PD, janë të padrejta.

Në qendër të sulmit nuk është Oerdi, po Luli.

Duke dashur të godasin vjehrrin e Oerdit, ata duan të godasin institucionin e vjehrrit, pasi kështu e kanë më kollaj me Lulin.

A nuk janë po këta që po akuzojnë Edi Ramën se i ka dhënë vjehrrit të Lulit 14 milionë euro?

E njëjta histori është.

Ata duan të godasin Oerdin tek vjehrri që të dëmtohet Luli.

Është sikur t’i biesh derës, të dëgjojë dritarja.

Këtë gjë e kanë bërë dhe me mua.

Dhe mua ma kanë bërë copë vjehrrin, pse unë i kam kthyer pronat dhe kam përdorur policinë për t’i boshatisur ato.

Dhe në rastin tim, prapë e kanë pas me Lulin, pasi vjehrri i tij është më i njohur dhe ndërkombëtarisht.

Prandaj është mire të mos bini pre e propagandës së Rilindjes.

Vjehrri i Bylykbashit, vjehrri im, vjehrri i Lulit etj, janë institucione që goditen për shkak se ata duan të bllokojnë ligjin e dekriminalizimit, me qëllim që t’i përfshijnë dhe ata në listë.

D.m.th ato lekë që ata mezi i morën, tua marrin prapë.

Ky është synimi.

Ndaj mendoj se nuk duhet sulmuar Bylykbashi pse përdor policinë për të liruar pronat e vjehrrit.

Në fund të fundit për ata vjehërr jetojmë!”