Nami i keq i shqiptarëve që kryejnë vepra penale jashtë vendit siç duket është përhapur si një mit në popujt europianë.
Rasti më i fundit i një kronike të zezë ka nisur me një qendër një shprehje për popullin shqiptar, të cilën një shtetas italian e përdorte për të frikësuar të dashurën.
33-vjeçari i përmendte shpesh ish-të dashurën e tij 29 vjeçare duke e shantazhuar se nëse nuk i jepte paratë që kërkonte, ai do të “thërriste shqiptarin dhe ajo e dinte vetë se çfarë do të ndodhte pastaj”.
Në këtë formë ai i linte asaj të nënkuptohej se “shqiptari dot ë vinte e do të lëndonte atë dhe familjen e saj”.
Vetëm pas disa kohësh, ajo ka gjetur guximin për të denoncuar në polici 33-vjeçarin dhe për t’i dhënë fund historisë.
Policia e ka arrestuar italianin herën e fundit që kishte shkuar për t’i zhvatur para ish-të dashurës së tij.
Plot 5 mijë euro kishte zhvatur italiani përmes këtij kërcënimi.